Në raundin e parë, asaj iu desh vetëm pak kohë për të vendosur supremacinë në tapet, por forma e mirë e Majlinda Kelmendit nuk u ndal me një përballje.
Xhudistja më e mirë e trevave shqipfolëse spikati menjëherë në Europianin e kësaj kategorie, që po zhvillohet në Poloni. Në pallatin e sportit në Varshavë, Kelmendi ia doli të kalojë në finalet e turneut kontinental dhe të marrë medaljen e artë, në peshën 52 kilogramë.
Raundin e parë, Majlinda Kelmendi e kishte kaluar me zero impenjim, ndërsa kishte vazhduar më pas me fitore të vërteta me britaniken Chelsie Giles dhe me zviceranen Evelyne Tschopp.
Xhudistja kosovare arriti të eliminonte në gjysmëfinale portugezen Joana Ramos, duke spikatur me strategjinë në garën polake. Në finalen e peshave deri në 52 kilogramë, kampionia europiane, botërore dhe olimpike u përball me rusen Alesya Kuznetsova, të cilën e mundi duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.
Ndërkohë, Nora Gjakova fitoi medalje bronzi, ndërsa mbeti jashtë zonës së medaljeve kosovarja tjetër, Distria Krasniqi, që u mposht në tapet nga Gili Cohen.
Xhudo, Kelmendi rishpallet kampione e Europës në Poloni
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pas katër vitesh mungesë, Justin Bieber rikthehet në skenën e çmimeve Grammy
Akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në burg Jozi Krajën
Kremlini: Zelensky nuk ka reaguar ndaj thirrjes së re të Moskës për bisedimet për paqen
Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç njofton se kur do hyjë në fuqi: Do nisim rekrutimin së shpejti!





