SHBA, 9 maj 2014 – “E admiroj gjestin e sime motre. Nancy pati kurajon ti jepte fund dhimbjes që ndjente. Janë të paktë njerëzit që mund ta bëjnë”. Këto janë fjalët që ka thënë aktorja e njohur Xhulia Roberts gjatë fjalimit të mbajtur në varrimin e motrës së saj në datë 4 maj.
Gjysmë motra e aktores së famshme, Nancy Motes, vrau veten në muajin shkurt pas vitesh të tëra të kaluara në depresion. Motes u varros në 4 maj në Georgia, vendin e saj të lindjes. 37 vjeçarja gjeti vdekjen si pasojë e një mbidoze ilaçesh.
Julia dhe Nancy nuk kanë pasur asnjëherë raport të mirë, madje e ndjera thoshte se e motra e kritikonte për formën e saj fizike, duke i thënë shpesh se e kishte lënë veten pas dore.
Nancy Motes, ishte motra nga nëna e aktores së famshme hollivudiane. Fjalimi i Roberts është konsideruar shokues nga mediet amerikane.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





