8 maj 2015 –Karnevalet e Palermos me rastin e San Pietro Patti-t më 14 shkurt 2015, u shndërruan në fushë betejë për bandat e rrugëve.
Dhjetra të rinj italianë dhe të huaj u përleshën me grushta, shkelma, dërrasa, zinxhirë, leva dhe shishe. Nga filmimet e telekamerave u identifikuan disa persona ndër më të egrit në sherr. Dy prej tyre u arrestuan. Njëri ishte një kubanez 25-vjeçar, ndërsa tjetri ishte Xhulio Celaj, 23-vjeçar me precedentë penalë.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/