Nënkryetari dhe deputeti i Partisë i Demokratike Edi Paloka ka vijuar me akuzat ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Në një postim në Facebook, Paloka e cilëson Dakon si "xhuxhi", "supermeni", ndërsa shkruan se është zar i të fortëve që e kanë rrahur me shpulla.
"E kanë poshtruar si kanë mundur. I kanë marrë dhe familjaret për “shëtitje me makinë” kur ju ka vonuar plotësimin e premtimeve që ju ka bërë për zgjedhje…," shkruan ndër të tjera Paloka.
STATUSI I PLOTË
Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”.
E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret per “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje…
I mohoi te gjitha , por te gjitha i dijne durrsaket dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shume neser kur te mos kete as te Gjatin as Arten apo Doniken qe ta mbroje. Jane aty; pronat publike, tenderat, lejet e te gjitha favoret qe ju ka bere, jo vetem nje bande .
Vazhdon te bej “cubin” dhe te kercenoje se votat i merr prape njesoj si djali i Rrahmanit ne biruce per perdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, per aq sa dhe shqiptaret te durojne…





