Presidenti i Kinës, Xi Jinping, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, raportoi televizioni shtetëror kinez CCTV, në prag të vizitës së planifikuar të Trump në Kinë gjatë muajit prill.

Mediat shtetërore kineze nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedës telefonike mes dy liderëve.

Kjo ishte biseda e parë telefonike mes Xi Jinping dhe Donald Trump që nga fundi i muajit nëntor.

Më herët gjatë ditës, presidenti kinez pati gjithashtu një bisedë përmes video-lidhjes me presidentin rus Vladimir Putin.

Nga ana e tij, Kremlini njoftoi se Putin ka pranuar ftesën e Xi Jinping për të vizituar Kinën gjatë gjysmës së parë të këtij viti.