16 janar 2015 – Kompania kineze e smartphone –ve Xiaomi hodhi sot në treg dy telefonë gjigandë në Pekin, duke konkuruar hapur dhe denjësisht, sipas ekspertëve, iPhone – ët më të fundit të gjigandit Apple. “Mi Note” dhe “Mi Note Pro” u prezantuan nga Shefi Ekzekutiv i kompanisë Leu Jun. Ai i përshkroi telefonat si më të shkurtër, më të hollë dhe më të lehtë se iPhone 6 Plus.

Përveç kësaj, këto dy paisje të reja kushtojnë sa gjysma e iPhone 6 Plus. “Mi Note” futet në kategorinë e “phablet”, të cilat janë në përzierje mes smartphone dhe tabletave sa i përket madhësisë dhe parametrave. Xiomi është kompania e tretë me madhe në botë për prodhimin e smartphone, pas Samsung dhe Apple.