NJU JORK, 26 mars 2013 – I duhet edhe një vit e gjysëm për të mbaruar liceun e më pas do të ndjekë universitetin e Oksfordit, në degën Filozofi. Nick D'Aloisio, 17 vjeçarit që krijoi Summly, do t’i duhet të rregullojë oraret mes shkollës dhe punës së re në Yahoo.

Sunnyvale ka blerë start up-in, që krijon algoritmin për aplikacionet e lajmeve Summly, për rreth 30 milioni di dollari. Në të njëjtën kohë kompania amerikane e ka punësuar D’Aloisio në stafin e saj.

D'Aloisio do të punojë në zyrat e së motorit të kërkimit në Londër. Yahoo! Ishte një nga financuesit më të mëdhenj të Summly-t përpara se ta blinte këtë të fundit.

Në të njëjtën kohë, ‘të dashuruar” pas projektit të 17 vjeçarit  D'Aloisio ishin edhe gruaja e manjatit të mediave Rupert Murdoch, aktori Ashton Kutcher dhe gruaja e Xhon Lenon, Yoko Ona.

Ata më mbështetën që kur isha 15 vjeç tregon D'Aloisio, i cili njihet ndryshe edhe si magjistari i programimit.  

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/