Lajme të këqija për të gjithë fansat e Rachel dhe Ross! Pasi u përfol për një lidhje dashurie mes yjeve të “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, ky i fundit ka mohuar të gjithë zërat.
Një burim tha për “The Sun” se aktori ka hedhur poshtë të gjithë aludimet.
“Ne të dy e pëlqenim njëri-tjetrin, por nuk përputheshim. Njëri nga ne ishte në lidhje dhe asnjëri nuk e kaloi kufirin”,-ka thënë David.
Dyshja e fashme zbuloi sëfundmi se e kanë pëlqyer njëri-tjetrin që në fillim të xhirimeve vite më parë, e duket se kimia mes tyre ekziston akoma. Sipas raportimeve të fundit, ata patën sërish shkëndija gjatë ribashkimit të “Friends”.
Një burim tha për revistën “Closer”: “Pas ribashkimit, u bë e qartë se rikujtimi i të kaluarës ka trazuar ndjenjat për të dy dhe kimia që ata gjithmonë janë përpjekur të groposin, ka qenë aty. Ata nisën të flisnin me mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe muajin e kaluar David fluturoi me avion nga shtëpia e tij në Nju Jork për të takuar Jennifer në Los Angelos”.
Sipas burimit, çifti kanë kaluar kohë sëbashku në shtëpinë e aktores ku kjo e fundit ka gatuar për të dhe kanë biseduar e qeshur. Ata gjithashtu janë parë duke shijuar një shishe verë në shoqërinë e njëri-tjetrit.