9 prill 2014 – 80 foto që dokumentojnë vitet e arta të kinemasë italiane në vitet ’60 do të jenë pjesë e një ekspozite të hapur për publikun. Kushdo do mund të shohë nga afër yjet e kinemasë të atyre viteve në poza intime, në Romën e atyre viteve.

Si gjithnjë raporti paparacë- yje hollivudiane nuk ka qenë i lehtë dhe kjo gjë dokumentohet në disa nga fotot në ekspozitë.

Yje botërore si Sofia Loren, Audrey Hepburn, Richard Burton, Elizabeth Taylor, Anita Ekberg etj nuk kishin si t’i mungonin kësaj ekspozite.

Jo më kot emri paparacë lindi filmin “Dolce vita” (Jeta e ëmbël) e regjisorit Federico Felini, i xhiruar pikërisht në Romën e atyre viteve të lavdishme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/