Victor Osimhen është një nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferimeve, i shumëdëshiruar në Angli, por jo vetëm. Në ndjekje të sulmuesit nigerian, i sapo shpallur kampion në Serie A, është vënë edhe PSG. Ky nuk është thjesht një sondazh, apo një dëshirë e klubit francez, por një ide kontrate mbi të cilën kanë nisur të punojnë.

062640746 1a092456 Dc89 4aec 81e6 775048021cea

Il Mattino, e përditshmja napolitane, zbulon se Osimhen së bashku me agjentin e tij kanë fluturuar drejt Parisit për tu takuar me drejtuesit e klubit francez. Luis Campos, drejtori sportiv i PSG dhe pjesa tjetër e stafit shohin te Osimhen njeriun e duhur për të përforcuar fazën sulmuese, në një kohë kur Messi dhe Neymar kanë bërë gati “valixhet”, në fund të këtij sezoni pritet të largohen. Sigurisht kjo nuk është një negociate e lehtë, nuk është e lehtë t’i rrëmbesh një lojtar presidentit De Laurentiis.

Osimhen Napoli

Gjithnjë sipas Il Mattino-s, bosi i Napolit kërkon 160 milionë euro kesh për të lënë të lirë “bomberin” nigerian. Kjo është një shifër jo e vogël edhe për një klub si PSG, të cilët duhet të jenë të kujdesshëm me rregullat e “fair play financiar”. Nëse do të ishte për para, Newcastle ka gati këtë shumë për Napolin, por dëshira e lojtarit është të transferohet në një klub të madh, gjithnjë nëse do të largohet në fund të këtij sezoni.