12 mars 2015 – Përmes rrjeteve sociale yjet mbajnë të përditësuar ndjekësit e tyre me foto e informacione të ndryshme. Ndër këto rrjete, Instagram-i është ai i parapëlqyeri prej tyre.
Beyonce, Kim Kardashian, Miranda Kerr e shumë të tjera kanë miliona ndjekës në këtë rrjet. E duke qenë të famshme pamja duhet të jetë gjithmonë perfekte, edhe kur s’është. Në pamundësi për të qenë gjithmonë në formë dhe të kuruar në imazh, shumë prej tyre i drejtohen programeve kompjuterike, si Photoshop-it për ndihmë duke bërë që shpesh të duken ndryshe në realitet dhe ndryshe në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale…edhe brenda së njëjtës ditë.
E këto raste nuk janë të izoluara, as sporadike, por kanë prekur thuajse të gjitha femrat e famshme të botës së artit, muzikës e modës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





