Falë famës dhe të ardhurave nga muzika dhe filmi, ata sot bëjnë një jetë superluksoze.Por po të kthehemi në kohë jo të gjithë janë rritur me këtë mënyrë të jetës. Bëhet fjalë për disa nga yjet e mëdha të muzikë dhe filmit historitë e të cilëve janë të dhimbshme.
Mariah Carey
Këngëtarja u rrit në një nga lagjet më të varfëra të Long Island në mjerim të plotë. Duke qenë se nuk kishte me çfarë të luante ajo u zbavit kur helmoi qenin e saj dhe hodhi në erë makinën e prindërve të saj. Më pas ajo u shpërngul në New York për të provuar fatin ku edhe u njoh më një agjent të Columbia Records në një festë private. Aty nisi gjithçka
Justin Bieber
Tani e keni të gjithë zili por më parë ai mezi jetonte. Ai vetë është shprehur se përpara se të bëntë miliardat e tij jetonte në një dhomë me qera me frigoriferin bosh. Justin flinte në divan dhe hante vetëm makarona me djathë. Sot ai zotëron më shumë se 65 miliard lekë.
Halle Berry
Aktorja njihet për një sërë çmimesh Oscar por nuk ka jetuar gjithnjë kaq mirë. Halle Berry përpara se të bëhej aktore jetonte në një shtëpi për të pastrehët pasi familja nuk e ndihmonte me para. Tani ajo njihet si një nga femrat më sexy dhe më të paguara në botë.
Jay Z
Sot ai njihet si lider i perandorive të financave por u rrit në një familje në të cilën edhe buka që hante ishte luks. Që i vogël ai ishte pjesë e dhunës dhe mungesës së parave por me ambicje arriti të bëhej një nga njerëzit më të pasur në botë.Leonardo DiCaprioU rrit në Hollywood i rrethuar me shpërndarës droge. Por pavarësisht kësaj ai e gjeti mundësinë të ngjitej në krye të më të pasurve.
Demi Moore
Demi Moore e kaloi fëmijërinë në një rulot me një baba abuzues i cili i kalonte ditët duke pirë alkool dhe jo duke punuar. Ajo u rebelua dhe la shkollën në moshën 16 vjeçare për t’u shpërngulur në Hollywood.