5 shtator 2014 – Jetojmë në vitin 2014, e mesiguri shumë janë të bindur që higjena personale është diçka që as mund të diskutohet si problem. Por ja që nuk është kështu, madje neglizhencën ndaj higjenës vetjake e gjejmë jo vetëm tek personat e zakonshëm, por edhe tek yjet me famë botërore.
Ja disa prej tyre:
Robert Pattinson – Ylli i Twilight e ka pranuar vetë se në të shkuarën nuk kujdesej aspak për higjenën e tij personale. Ai thotë se shpesh nuk ka kohë për të bërë dush apo për tu ndërruar, për shkak të angazhimeve të shumta. Një herë, duke folur për një tabloid britanik Pattinson tha se ndërrohet ndonjëherë pasi vjen një pikë kur edhe ai vetë nuk e duron veten e tij.
Johnny Depp – Duke marrë parasysh filmat e shumtë dhe eventet publicitare ku merr pjesë, është e kuptueshme që Johnny Depp nuk e ka higjenën në plan të parë. Burime të ndryshme kanë deklaruar se ylli i kinematografisë nuk ka raport shumë të mirë me dushin, madje mund të qëndrojë pa larë për ditë të tëra.
Jessica Simpson – Ndonëse duket gjithnjë e rregull dhe e shëndritshme, Simpson duket se nuk e pëlqen aspak deparamentin dentar. Duke folur për programin Ellen shoë, ajo pranoi se përdor pastrues lëng çdo ditë, por nuk i lan dhëmbët më shumë se 3 herë në javë.
Matthew Mçonaughey – Ky aktor i famshëm nuk përdor antidjersë apo çdolloj tjetër deodoranti, prej shumë vitesh. Ai pranoi për revistën People se nuk i pëlqen që të mbajë erë si të tjerët.
Megan Fox – Është tepër e njohur për problemet e saj me higjenën. Në një intervistë për FHM, duke folur për imazhin e saj si sex symbol, aktorja tha: “Është e tmerrshme të jetosh me mua! Nuk pastroj, rrogat e mia janë kudo nëpër shtëpi, nuk i hedh ujë banjës.”
Brad Pitt – Të kesh 6 fëmijë nuk është paska e lehtë, pa lënë mënjanë dhe faktin se është gjithnjë i angazhuar në xhirime nëpër botë. Mesa duket të gjitha këto angazhime nuk i lenë kohë aktorit Brat Pitt që të lahet.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





