DURRËS, 30 tetor 2014–  Shumë prej yjeve të Hollywood-it dhe të muzikës nëse nuk kanë kryer operacione plastike, minimumi një ndërhyrje për të ndryshuar formën e hundës e kanë kryer.

Kjo sepse hunda është në gjendje të ndryshojë tërësisht pamjen e fytyrës, duke e përmirësuar së tepërmi atë. Aktorja Jennifer Aniston, këngëtarja Britney Spears, muza e Woody Allen, aktorja Scarlett Johansson, Melanie Griffith, apo edhe modelja më e paguar, Gisele Bundchen, janë disa prej yjeve që janë përmirësuar nëpërmjet operacionit në hundë.
Edhe nëse ndonjëra prej tyre e ka mohuar, fotot nga fillimet e karrierës flasin ndryshe.