Një pamje e rrallë është shfaqur pasditen e së enjtes mbi qiellin e Durrësit. Pas reshjeve të shiut, një ylber i dyfishtë është formuar mbi qytet, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Fenomeni natyror, i njohur si “ylber i dyfishtë”, ndodh kur rrezet e diellit pasqyrohen dy herë brenda pikave të ujit në atmosferë. Ylberi i dytë, më i zbehtë dhe me ngjyrat në rend të kundërt, është më i vështirë për t’u dalluar, çka e bën shfaqjen edhe më të veçantë.







