Nga balta e Ferizajt vite të shkuara, te shkëlqimi në vitrinën e Serie A. Me këtë fjali mund të përmblidhet karriera e Ylber Ramadanit i cili nga Leçe pritet të kalojë te Napoli brenda kësaj dritareje transferimesh.

“Sololecce” bën me dije se për mesfushorin e Kombëtares trajneri Antonio Conte i Napolit ka shprehur interes prej kohësh, andaj është momenti që 27-vjeçari të bëjë hapin e madh, kjo për shkak të karakteristikave të tij fizike në mesin e fushës.Prej një sezoni e gjysmë ai është pjesë e Leçes dhe ka luajtur 50 ndeshje në Serie A dhe tre në Kupën e Italisë, mirëpo trajneri i ri i puljezëve, Giampaolo nuk po i beson më dhe për 3 milionë euro klubi do e linte të lirë që në janar për te Napoli, që nuk e pengon shifra e mësipërme.

Me kontratë deri në verën e 2026 dhe me opsion rinovimi, as Ramadani nuk do ishte kundër një përvoje të re me ekipin e Napolit, që duhet thënë se është ndër pretendentët për kreun e Serie A.Me një trajner si Conte mesfushori shqiptar do ishte ideal për lojën e strategut italian, që pëlqen muskuj dhe grintë në atë pozitë. Të gjitha faktet flasin për një kalim të Ramadanit te Napoli, ndërsa nëse ndodh diçka e tillë ai do gjente në ekip ish shokun e skuadrës te Partizani, Amir Rrahmanin.