Ish-sulmuesi i Anglisë, Jermain Defoe është përfshirë në një aksident trafiku me Range Roverin e tij. Ylli i Glasgow Rangers ishte në makinën e tij së bashku me të dashurën kur është përplasur me një BMW pasditen e së shtunës.

Defoe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga aksidenti. Fotot tregojnë qartë se sa keq është katandisur makina e 36-vjeçarit.

Njerëzit që kanë qenë në vendngjarje thonë se Defoe ka qenë i trullosur pas përplasjes, por nuk kishte gjak, ai ishte më i shqetësuar për të dashurën e tij. Edhe klubi ka konfirmuar aksidentin, duke shtuar se askush nuk ka pësuar dëmtime serioze.