Mesfushori belg i Dortmund Axel Witsel festoi dje golin hapës të ndeshjes së grupit A në UEFA Champions League kundër Atleticos së Madridit. Mënyra e pazakontë e festimit ka rënë në sy edhe të tifozëve shqiptarë të futbollit, të cilët menduan se tashmë shqiponja me dy duar është kthyer në trend.

Nuk është zbuluar ende ndonjë kuptim tjetër që mund të ketë patur simboli që ka bërë Witsel, por shqiptarët janë shprehur tejet të entuziazmuar. Rikujtojmë se simboli shqiptar u kthye në trend që pas ndeshjes Serbi-Zvicër, ku u perfomua nga futbollistët shqiptarë Shaqiri dhe Xhaka. Simboli zuri faqet e para të mediave botërore të futbollist.