Xhek Grilish nuk po kalon një periudhë aspak të mirë me Sitin në fushë. Forma e tij mesa duket është reflektuar dhe në jetën personale, ndërsa “Daily Mail” zbulon një video që e tregon të dehur. Pamjet raportohen të jenë nga e diela para mesnatës, ndërsa Siti më parë kishte fituar në Kupën FA. E diela për të ishte ditë pushimi dhe ra në sy për mënyrën si e shfrytëzoi.
Grilisht fillimisht pozoi me fansat në foto, ndërsa gjatë pasdite po kalonte kohë me miqtë e tij. Në mbrëmje, siç dhe pamjet e tregojnë, vendosi ta teprojë me konsumimin e alkooli. Me shishe në dorë dhe këmbët që i merren, Grilish duket larg futbollistit model. Pikërisht në këtë muaj fillojnë edhe kualifikueset e Botërorit, ku ndeshja hapëse e Anglisë është kundër Shqipërisë. Nuk do të ishte çudi që ftesa për Grilish të mungojë.