Prej muajsh mesfushori i Bajernit dhe i kombëtares gjermane është kthyer në qendër të vëmendjes, pas vendimit të tij për të mos u vaksinuar kundër COVID-it.Problemet e tij u rënduan edhe më shumë me praninë e ujit në mushkëri, pas infektimit në ditët e fundit dhe pas debatesh të shumta, edhe Joshua Kimish ka vendosur të vaksinohet. Këtë fakt ai e ka pranuar në një intervistë të gjatë për televizionin gjerman “ZDF”.

“Kam rrezikuar për shumë kohë si me problemet në mushkëri ashtu dhe me vaksinimin. Në lidhje me COVID-in kam menduar se me masa të rrepta do t’ia dilja të mos infektohesha.

Kam bërë çdo tri ditë teste dhe kam pasur çdo gjë nën kontroll. Por, tani gjërat kanë ndryshuar. Vala e fundit e sëmundjes më ka shtyrë të mendoj dhe një herë vendimin tim. E kam kuptuar se nuk është asgjë në dorën time.Tani do të pres përmirësimin e gjendjes shëndetësore, problemet me mushkërinë dhe do të vaksinohem”, ka thënë ndër të tjera bavarezi.