Serge Gnabry, i cili ishte një ndër protagonistët e Bayernit në barazim 2-2 në Londër kundër Arsenalit, në takimin e parë çerekfinal të Champions League, do të humbasë ndeshjen e kthimit.
28-vjeçari realizoi golin e barazimit momental 1-1 në minutën e 18’, dhe pak përpara fundit u zëvendësua si pasojë e një shqetësimi fizik.
Lojtari ofensiv i është nënshtruar testeve të detajuara mjekësore dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 2-3 javore, si pasojë e shqetësimeve muskulore.
Një lajm i keq për trajnerin Thomas Tuchel, i cili nuk mund të bazohet te lojtari i kombëtares gjermane për ndeshjen e kthimit ndaj Gunners.
Bayern-Arsenal, sfidë ku do të përcaktohet edhe skuadra që kalon në gjysmëfinale, do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme (17 prill).





