Ylli i Borussia Dortmund, Julian Brandt po lufton për t’u rikthyer në formë pasi vuante nga gripi i rëndë. Mesfushori ka munguar në ndeshjet kundër Bochum dhe me Heidenheim, ku edhe në sfidën ndaj Freiburg nuk mund të luante të gjithë ndeshjen.

Në margjinat e “Baller League”, Brandt theksoi se kishte humbur gjashtë kilogramë në këto dy javë. “Kam pasur temperaturë për tetë ditë. Kjo merr pak kohë. Pastaj bëhesh i paduruar, shikon muret, nuk ha dot asgjë. Isha si i vdekur. Unë kam qenë me të vërtetë i këputur për dy javë.

Ndihesha sikur më kishte zënë murtaja”, u shpreh ai. Pasi u rikthye në skuadër të premten, Brandt ishte në gjendje të stërvitej plotësisht me ekipin përsëri të martën dhe po punon për t’u rikthyer në formën e tij.