Cristiano Ronaldo me sa duket nuk ka asnjë kompleks dhe asnjë drojë në lidhje me atë që të tjerët mund të jenë duke menduar në lidhje me veprimet e tij. Ai shpesh preferon të eksperimentojë me pamjen që ka dhe veçse një lojtar i suksesshëm, njihet gjerësisht edhe si një mashkull shumë i bukur.

Kohët e fundit, me sa duket, ka tentuar të lyejë thonjtë e këmbës pa e vrarë mendjen se çfarë do të thonë të tjerët. Me sa dimë ne, një veprim i tillë është tipik i femrave dhe si i tillë konsiderohet në të gjithë botën, por Ronaldo është ndryshe nga të tjerët.

Ai po pushon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një foto të postuar nga futbollisti portugez, duket se ai ka lyer me ngjyrë të zezë disa thonj të dy këmbëve.