Ylli i Harry Potter, Rupert Grint është bërë baba për herë të dytë.  Familja e tij dhe Georgia Groome ka mirëpritur një anëtar të ri, 5 vjet pas lindjes së vajzës së madhe, Wednesday.

Aktori i njohur për rolin e Ron Weasley në sagën e famshme, është parë me beben në krahë në Hampstead, ku në fotot e publikuara nga The Sun, i duken flokët e kuq.

Harry Potter star Rupert Grint pictured with adorable newborn baby after  secretly becoming dad for a second time | The Sun
Rupert Grint confirms birth of second child

Grint ka postuar një foto duke dhënë lajmin e bukur: “Ju prezantoj Gold Grint. Një bebe 10/10 (deri tani)”

Ai ka folur shumë rrallë për jetën e tij private, por në vitin 2021 për revistën amerikane tregoi për ndjesitë si baba.

“Është e mrekullueshme. Më pëlqen shumë të jem baba. Është gjëja më e bukur. Është fantastike sesi në njëfarë mënyre vendoset mbi gjithçka. Vetëm ajo më intereson, kështu që ka qenë fantastike.” u shpreh ai

Ai ishte vetëm 11 vjeç kur fitoi rolin e Ron Weasley për filmat ikonikë dhe tani gëzon një pasuri prej 42 milionë paund dhe një mori pronash.