Ramon Abbas, i njohur për 2.5 milionë ndjekësit e tij në “Instagram” me emrin “Hushpuppi”, konsiderohet nga FBI si një nga mashtruesit më profili më të lartë në botë.
Influencuesi mashtrues është dënuar nga gjykata me 20 vite burgim, pasi u shpall fajtor për pastrim parash.
BBC raporton se influencuesi akuzohet për krime kibernetike, që i kanë kushtuar miliona dollarë personave që kanë r
“Hushpuppi” dyshohet se ka operuar me emaile biznesi ose skema BEC, duke hakuar email-et e korporatave dhe duke mashtruar stafin për të kryer transfertat e parave. Ai është akuzuar gjithashtu në komplotin e pastrimit të miliona dollarëve të vjedhura.
Abbas dhe disa persona të tjerë akuzohen gjithashtu se kanë ndërhyrë në të dhëna kompjuterike, duke u përpjekur për të vjedhur 100 milion nga një klub anglez, sipas njoftimit të departamentit të policisë. Klubi i Premier League nuk ka bërë asnjë ankesë penale.