Këngëtarja e famshme, Katy Perry ka vizituar një fanse të sëmurë e cila humbi koncertin e saj në Australi.

8-vjeçarja Grace Moores bëri një operacion truri javën e kaluar pasi kishte një tumor 6cm. Motra e saj Tiana, 16 vjeçe, shkroi në Twitter se Grace mezi priste të ndiqte koncertin, derisa u diagnostikua me sëmundjen në prill.

Ekipi i Katy kontaktoi me Tianën dhe para se të performonte në Adelaide, këngëtarja takoi fansen. Tiana shkruajti se Grace ka qenë "fansja më e madhe e Katy që kur ishte tre vjeçe". Gjithashtu performoi para saj këngët "Roar" dhe "Chained to the Rhythm".