Ylli i Real Madridit, Brahim Diaz ka lënë Spanjë për të përfaqësuar Marokun. 24-vjeçari, ka luajtur vetëm një ndeshje me kombëtaren e Spanjës dhe ka shënuar gjatë fitores në miqësoren 4-0 kundër Lituanisë në vitin 2021.

Diaz është i lirë të ndryshojë kombëtare, pasi ai nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.

Kalimi nuk është zyrtarizuar ende, pasi janë edhe disa formalitete që duhet të mbyllen. Si pjesë e procesit, federata marokene e futbollit duhet të paraqesë një kërkesë në FIFA për ndryshimin e kombësisë së Diaz.

Brahim ka lindur në Malaga, por ka të drejtë të përfaqësojë Marokun, pasi babai i tij është maroken.

Maroku është përpjekur për pesë vjet që të bindë Brahim Diaz që të luajë për ta, me trajnerin kryesor të skuadrës që udhëtoi në Milano dhe Madrid rreth pesë herë këtë sezon.

Edhe presidenti i federatës marokene, Fouzi Lekjaa dhe politikanë nga vendi e kanë takuar mesfushorin sulmues të Real Madridit.

Federata spanjolle e futbollit thotë se nuk është informuar zyrtarisht për vendimin e Brahim për të përfaqësuar Marokun.

Rregullat e FIFA-s thonë se lojtarët mund të ndryshojnë besnikërinë ndërkombëtare për sa kohë që ata kanë bërë më pak se tre paraqitje për ekipin e parë të një komi para moshës 21 vjeç dhe nuk kanë luajtur për ta për të paktën tre vjet.

Maroku është stërvitur nga Valid Regragui që nga gushti 2022 dhe arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar 2022.