Talenti i Realit, Endrik, ka postuar dje disa foto duke shkruar: “Faleminderit zot”. Në një nga fotot e hedhura ndodhet dhe e dashura e tij, Gabrieli Miranda. Endrik duket se është nxituar me etiketimin. Kjo pasi në vend të profilit që ka partnerja, ka vendosur atë të Gabriel Martinelit.

Ky i fundit është shok skuadra me Endrik te Brazili. Komenti i tij nuk mund të mungonte.

“Je fenomen, por mendoj se ke etiketuar personin e gabuar”, shkruan Martineli. Sigurisht që ky detaj ka shkaktuar të qeshura te ndjekësit e tjerë, që kanë përfituar nga ky moment në seksionin e komenteve.