Xhanluka Skamaka dhe Interi janë shumë pranë njëri-tjetrit.Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, sulmuesi i talentuar italian i ka thënë “PO” skuadrës zikaltër duke mposhtur konkurrencën e Milanit, Juventusit dhe Borusias së Dortmundit.

Tani administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota po studion ofertën për t’i rrëmbyer 23-vjeçarin, Sasuolos.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës emiliane në Serinë A, Skamaka është aktivizuar në 28 ndeshje nga ku ka realizuar 13 gola dhe nuk ka mundur të dhurojë asnjë asist për shokët e skuadrës.