Lamine Yamal është ylli i Spanjës në këtë Europian që po zhvillohet në Gjermani. Djaloshi 16-vjeçar nuk ka lënë mënjanë as shkollën, teksa është diplomuar online.Siç raportohet nga mediat spanjolle, në fakt, lojtari spanjoll kaloi ESO-n. Çfarë është? Kjo është shkolla e detyrueshme e nivelit të dytë në Spanjë për moshat 12 deri në 16 vjeç.Pasi mbylli grupin në vendin e parë, me tre fitore në po aq ndeshje, pesë gola të shënuar dhe zero të pësuar, Spanja do të përballet me Gjeorgjinë në fazën e 1/8 të dielën në orën 21:00. Tanimë Yamal do fokusohet vetëm në fushë, kjo pasi e ka kaluar me sukses provimin final në shkollë.
Ylli i Spanjës, Lamine Yamal diplomohet online nga Gjermania! Tani vëmendja në 1/8 e Evropianit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gjenden mbetje njerëzore në Rahovec, dyshohet se mund t’iu përkasin viktimave të luftës në Kosovë
Lihen në fuqi masat e sigurisë për AKSHI-n, Erion Ismailit i ndalohet dalja jashtë
U kap teksa luftonte për Ukrainën, Gjykata ruse dënon britanikun me 13 vjet burg
Festat e fundvitit, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të mallrave të shportës





