Dëmtimet janë kthyer në makth në këtë periudhë për trajnerin e kombëtares, i cili nuk do të ketë të gatshëm disa lojtarë.

Pas Manajt, Brojës dhe Gjimshitit, dëmtohet edhe Myrto Uzuni, i cili do të humbas ndeshjet kundër Çekisë dhe Gjoergjisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bë me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me kubin, por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. 

Të martën futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Inline image

Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.

Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili iu bashkua sot ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme.

Inline image