Dejvi Bregu do qëndrojë te Teuta edhe për ndeshjet kualifikuese të Champions League. Pas triumfit me durrsakët për titullin kampion dhe Këpucës së Artë për golashënuesin më të mirë të sezonit, Bregu ka marrë disa oferta nga jashtë vendit.

Ka qenë lojtari që ka konfirmuar se do qëndrojë edhe për ndeshjet Champions dhe më pas do vlerësojë ofertat.

Vlonjati gjithmonë ka qenë në vëmendjen e klubeve të huaj, ndërsa kujtojmë se sezonin e shkuar nuk u largua për shkak të pandemisë dhe bllokimit nga virusi Covid-19.

Nga Polonia në Rusi dhe Kroaci, janë disa pista ku 24 vjeçari mund të vijojë karrierën.