Lorenco Vila ishte mungesa e madhe e Teutës ndaj Tiranës. Sulmuesi i krahut ishte në dyshim deri në momentet e fundit për shkak të një shqetësimi në pulpën e këmbës së majtë.

Megjithatë, trajneri Renato Arapi priti deri pak orë para se të niste ndeshja dhe më pas bashkë me lojtarin dhe stafin mjekësor vendosën të mos rrezikonin me aktivizimin e Lorenco Vilës.

Megjithatë, deri të hënën kur luhet ndeshja e radhës në Durrës me Egnatian, pritet që sulmuesi të jetë në dispozicion të Arapit. Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, deri më tani është e plotë.