Këngëtari kosovar, Ylli Limani ka publikuar një foto të nënës së tij në rrjetet sociale.
Me nisjen e këtij viti të ri shkollor, këngëtari uron mamanë e tij, e cila punon si mësuese e ciklit të ulët.
“Duke i dërguar gjithë dashurinë nënës sime, e cila nis vitin e ri shkollor me nxënësit e saj të klasës së parë. Çdo ditë jam krenar për ty”, ka shkruar këngëtari krahas fotos.