Ndonjëherë për arsye të ndryshme, mund të ndodhë që mbrëmja muzikore edhe të anulohet.
Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi këngëtarit nga Kosova Ylli Limani, në një nga prenotimet e tij të fundit në Durrës.
Ai përmes një njoftimi të shpërndarë dje në InstaStory, lajmëroi fansat se koncerti i tij i paralajmëruar për t’u mbajtur dje në “Cinco Cavalli” ishte anuluar, dhe shkak sipas tij ishte ligji për muzikën në orët e vona.
“Për shkak të ligjit që e ndalon muzikën pas orës 23:00, eventi i planifikuar për sonte në Durrës anulohet për një datë tjetër. Ju dua, mos u mërzitni, veç shëndosh me qenë”, shkruante Ylli në InstaStory.