Gazetari i emisionit "Të paekspozuarit", Ylli Rakipi ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama.
Në një prononcim për mediat, Rakipi tha se ka bërë kundër-padi ndaj Ramës, për shkak se ai fyen gazetarët.
“Kam bërë kundër-padi ndaj kryeministrit Rama. Rama fyen gazetarët pa reshtur. E keni dëgjuar fjalorin e tij. Rama është gojështhurur. Rama ka bërë përpjekje që unë të mbyll emisionin. Rama është diktator i tipit të ri, i tipit të Putinit, të Erdoganit, nuk ka asnjë ndryshim me ta. Media ka problemet e veta, por nuk është Rama ai që mund të flasë për mediat, aq më pak t’i fyejë”, tha Rakipi.





