Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, gjatë pritjes së medalistes së artë në 3000 metra Luiza Gega, tha se medalistët e artë në vendin tonë marrin shpërblim 100 mijë dollarë.

Ai shtoi se ne jemi ndër vendet me shpërblimet me të larta dhe se shumë sportistë nga vendet e tjera po vijnë këtu.

Ylli: Bullgaria e ka 30 mijë dollarë shpërblimin për kampionët që marrin medalje të artë. Shqipëria e ka 100 mijë dollarë shpërblimin. Prandaj po vijnë edhe sportistë nga Italia dhe nga vendet e Lindjes për të përfaqësuar vendin tonë sepse jemi një 3 nga vendet me shpërblimet më të larta elitare. Janë gjëra që në 100 vite nuk janë bërë.

U bë shumë mirë që u mbyllën bastet sepse ishin si kërpudha pas shiut, por ka ardhur momenti që duhet bërë një studim dhe hartë. Kompani bastesh kanë shumë vende të botës të qytetëruar. Ne nuk jemi aq të pasur që këto para t’ia lëmë rrugës.