Studimet kanë treguar se duhet të konsumojmë një sasi të caktuar yndyrnash në ditë për të qënë të shëndetshëm. Yndyrnat nuk duhet të përjashtohen dhe dietat pa yndyrna nuk janë të përshtatshme për askënd. Megjithatë është e rëndësishme të zgjidhni llojet e duhura të yndyrnave. Yndyrnat e ngopura ndryshe “yndyrnat e këqija” mund të kenë efekte dëmtuese në shëndetin tuaj, ndërsa yndyrnat e pangopura të njohura si “yndyrnat e mira” mund të jenë të dobishme për shëndetin.
Nëse doni të kontrolloni peshën tuaj dhe në të njëjtën kohë të jetoni shëndetshëm, pa frikë mund të konsumoni këto ushqime dhe pse janë të etiketuar si të yndyrshme.
Arrat, e verdha vezës, avokado, djathi kaçkavall, vaji i kokosit, salmoni, biftek, kanë ushqyes të dobishëm si vitamina, antioksidantë si dhe acide yndyrore thelbësore omega-6 dhe omega-3.
Rekomandohet zëvedësimi i yndyrnave të ngopura dhe tranzitore me vajrat e pangopur . Zhyteni bukën në vaj ulliri në vend që ta lyeni me gjalp, përdorni vajra bimore ose margarinë në vend te gjalpit në gatime dhe ëmbëlsira. /shendeti.com.al/