Young Zerka ka hyrë në një fazë të re dhe emocionuese të jetës së tij, pasi është bërë baba për herë të parë.
Lajmi është konfirmuar nga “Klankosova,” që raportoi se këngëtari është bërë prind i një djali të quajtur Ziki.
Young Zerka dhe partnerja e tij, Iliana Trebicka, e kanë mirëpritur djalin e tyre të parë, duke shënuar kështu një moment të veçantë në jetën e tyre. Megjithëse çifti ende nuk ka ndarë fotografi nga dita kur u lind foshnja, emocionet dhe gëzimi janë të dukshme për të gjithë që i ndjekin.
Kujtojmë se Young Zerka dhe Iliana janë në një lidhje prej disa kohësh, por kanë zgjedhur që romancën e tyre ta mbajnë larg syve të publikut.
Pavarësisht famës dhe interesit të madh që i rrethon, ata kanë preferuar të ruajnë privatësinë e tyre, duke i mbajtur detajet e lidhjes së tyre larg mediave.