Pasditen e së mërkurës “Youth in progress” në bashkëpunim me Kryqin e Kyq Shqiptar, dega Durrës, zhvilluan një aktivitet në kuadër të 12 gushtit, ditës ndërkombëtare të rinisë. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e qëndrës sportive “Goga” dhe në të morën pjesë 50 të rinj nga Kryqi i kuq, dega Durrës e Tiranë.

Aktiviteti u zhvillua në ambjent të hapur, duke respektuar të gjitha rregullat e protokollit të MSH duke mbajtur distancën fizike dhe duke vendosur maskat.

Ky takim me të rinjtë nisi duke ju prezantuar ambientet e qendrës sportive “Goga” nga vetë administratori i saj Enea Goga. Më pas, në fjalën e rastit të Romeo Kordhës u vu theksi në  përpjekjet dhe sakrificat që vullnetarët e Kryqit të Kuq Durrës kanë kaluar në terren në ditët e vështira pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë.

Ndërsa Pano Ceka, themelues i grupimit rinor “Youth in Progress” prezantoi para 50 të rinjve platformën rinore, planet dhe objektivat që ka ky grupim rinor për vitin që vjen për t’u organizuar.