Pano Ceka dhe Griseld Hoxha janë dy të rinj në qytetin e Durrësit, të cilët kanë ndërrmarë një nismë për të krijuar një organizatë rinore, të quajtur “Youth in Progress”.

Misioni i kësaj organizate është që të mbledhë të gjithë të rinjtë e talentuar të qytetit, dhe kur më mirë se në këto moment festive. Një koncert festiv është hapi i parë i promovimit të kësaj organizate.

Në të ardhmen kjo organizatë parashikon se do të ketë dhe shumë aktivitete të tjera që të rinjtë të demostrojnë në fusha të ndryshme të artit kulturës dhe socialitetit.

Kjo nismë kishte për qëllim zhvillimin e një shfaqje për rastin e festave, ku performuan talente të rinj të fushave të ndryshme të kërcimit, këngës, interpretimit poetik dhe të muzikës instumentale.

Të gjithë ata që do marin pjesë në shfaqjet, të cilat startuan mbrëmjen e djeshme do të dhurojnë një libër ose një lodër që do t’iu shkojnë fëmijëve të prekur nga tërmeti.