Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim vjen me një mesazh të fortë për Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter, teksa ka shpërndarë reagimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për Gjykatën Kushtetuese, diplomatja amerikane pohoi se ky institucion i drejtësisë duhet të nisë funksionin deri në fund të vitit.
“Ne jemi dakord Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet brenda fundit të vitit”, tha Kim.





