Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim edhe një here i bëri thirrje lidërve politik nga KZAZ numër 39 se duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos shpallin fitoren para kohe.

Në prani të Ambasadores Suedeze dhe Ambasadorit Spanjoll, Kim tha se bota po e vëzhgon Shqipërinë.

“Folëm për disa padakordësi që ndodhin kudo, edhe në SHBA. Ajo që është më e rëndësishme është një proces racional e transparent për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Më lejoni të nënvizoj se e gjithë bota është duke e parë Shqipërinë tahsmë. Miqtë tuaj veriorë, Suedia, miqtë perëndimorë, Spanja, por edhe ne deri në SHBA, të gjithë janë duke ju parë e duke pritur që t’ja dilni mbarë me sukses. Është një gjë shumë e mirë që shoh numëruesit duke punuar fort. Ne duam që ata ta vazhdojnë punën. Votuesit e kanë bërë punën e tyre, autoritetet këtu janë duke bërë punën e tyre, tani detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të mbeten të qetë e me durim dhe të presin rezultatin.  E di që në entuziazmin e momentit disa kanë shpallur fitoren, por nuk kemi mbërritur aty”, u shpreh Kim.