Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar disa momente nga stërvitja e ushtarake “Defender 21”.
Në një status në rrjete sociale, ambasadorja Kim shkruan:
“Shikoni disa pamje më shumë nga #DefenderEurope 21 dje në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit. Shihni transportimin e automjeteve në det si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga toka në breg, kryer për herë të parë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ky ushtrim tregon që forcat e SHBA dhe NATO-s janë të stërvitura, të afta për të operuar së bashku dhe gati për t’u përgjigjur në rast sulmesh.”
“Defender 21”, është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.





