Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas operacionit të madh dhe vendimit të GJKKO, lidhur me vënien në pranga të 11 personave, sekuestrimin e 75 pasurive me vlerë 55 milionë euro.
Kim thotë se SPAK bëri një goditje të fortë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, teksa shprehet optimiste se do të ketë në vijim rezultate të tjera pozitive.
“Një tjetër goditje e fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, që kanë vjedhur prona 60 milionë euro. Kjo është pjesë e dosjes famëkeqe 339. Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit dhe forcimit të ligjit mes SHBA dhe Shqipërisë. Ne shpresojmë që SPAK do vijojë të japë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar!”,- shkruan ambasadorja në Twitter.





