Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim reagoi sa i takon publikimit të listave të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.
Teksa duartroket përgjigjen e thirrjes për të shërbyer, shkruan se Shqipëria duhet të ketë një të tillë deri në fund të vitit.
“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit.”





