Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj. 

Në një postim në “Twitter”, Kim ka uruar Gjekmarkajn për marrjen e postit të nënkryetarit të Kuvendit, si dhe ka theksuar se pret bashkëpunim të fortë me të.

“E kënaqur të takohem me Deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj sot. I urojmë gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i kuvendit të Shqipërisë, presim bashkëpunim të fortë”, shkruan ambasadorja Kim.