Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha mbi vendimin e DASH për shpalljen e tij “non grata”, ku ndër të tjera tha që Yuri Kim duhet të kërkojë një ndjesë publike, ka reaguar Ambasada Amerikane.

Ambasada në një postim në rrjetet sociale thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200 dhe shton se ka zero kërkesa faljeje për personat në “listën e zezë” për korrupsion domethënës.

Po ashtu ambasada amerikane thekson se nuk ka asnjë të shpallur “non grata” për të cilin të jetë kthyer mbrapsht vendimi.