Kryeministri në largim i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” është një hap shumë i rëndësishëm.
Sipas Zaev nisma “Ballkani i Hapur” është e vetmja rrugë për të lënë pas të shkuarën dhe për të ecur drejt të ardhmes.
“Nuk është e lehtë në BE por as në Ballkan, por ne kemi hapa të dukshëm për të treguar. Kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit në këtë mision që kemi filluar dhe po e vëmë në zbatim. Gjatë kësaj iniciative ne kemi thënë që është një inicitive e përbashkët mes tre vendeve, por kemi thënë se është e hapur për të gjithë.
Dëshiroj të përçoj një mesazh të gjithëve. Ruani dhe zhvilloni këtë iniciativë sepse kjo është në të mirë të qytetarëve tanë. Ballkani i Hapur është mënyra për të ecur përpara dhe rrugë për në BE. Është rruga për të lënë pas të shkuarën e trazuar dhe për një të ardhme në BE.
Me këto marrëveshje ne do të kemi suksese të mëdha. E para është qasja në tregun e punës. Ne do të kemi një marrëveshje që ka të bëjë me shërbimet. Më pak kohë në kufij, bashkëpunim mes institucioneve.
Ajo që kemi ne është më shumë punë. Për të lidhur të rinjtë e vendeve tona, turizmi mund të na bëjmë që të kemi një ofertë më të mirë në botë.
Me mua sot kemi edhe kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovacesvki. Kemi zv/ministra që i kemi mbështetës së kësaj iniciative”, tha Zaev.





