Në prezantimin e programit, mandatari për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se një ndër prioritetet e para të Qeverisë së re është lufta kundër koronavirusit dhe ekonomia.
Zaev paralajmëroi edhe reforma në administratën publike, nëpërmjet shkurtimit me 20 për qind.
Ai gjithashtu tha se në programin katërvjeçar të qeverisë është paraparë edhe vettingu në gjyqësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës./Alsat.m





